Ditë të vështira për moderatoren bukuroshe, humbet të atin prej coronavirusit

Moderatorja shqiptare e sportit, Viola Spiro ka humbur të atin prej Coronavirusit. Rodolf Spiro, 63 vjeç mësohet se ishte duke u kuruar në Turqi, ndërsa nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin që ka paralizuar botën. Prej vitesh, babai i Viola Spiros e ndante jetën mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, me moderatoren që është duke kaluar orë të vështira në jetën e saj.

Varrimi i të ndierit bëhet sot në orën 15:00, ndërsa sipas medieve vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.