Dikur ishin ‘kunata’, por si është sot marrëdhënia e Borës dhe Jonidës pas ndarjes nga Romeo dhe Donaldi?

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi dikur ishin kunata pasi kanë qenë në një lidhje dashurie me vëllëzërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj. Çiftet shiheshin shpeshherë bashkë dhe po ashtu marrëdhënia mes Jonidës dhe Borës dukej se ishte e shkëlqyer. Por si i kanë raportet sot dy ish-kunatat?

Bora Zemani i është futur seriozisht punës për markën e saj të veshjeve dhe Jonida Maliqi ka qenë ndër të parat që e ka uruar publikisht në Instagram me fjalë mjaft të ëmbla.

“Urime dhe suksese”, i ka shkruar Jonida, koment të cilit moderatorja i është përgjigjur me shumë dashuri duke treguar se marrëdhëniet mes tyre janë super të mira dhe pas ndarjes nga binjakët.

Gjatë kohës kur ishin në një lidhje dashurie me vëllezërit binjakë, Bora dhe Jonida kanë dëshmuar se kanë një marrëdhënie për t’u marrë shembull. Para disa kohësh, një video bëri xhiron e mediave ku dukej qartë se dy kunatat nisën të shkëmbenin rrobat me njëra-tjetrën dhe kjo u zbulua tek sandalet që mbante të veshura Bora Zemani në emisionin e saj.

Bëhet fjalë për një palë sandale jeshile, të cilat Jonida i kishte veshur më herët kur ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Jonida po ashtu zgjodhi të vishej me rrobat e dyqanit të Borës dhe këtë e tregoi publikisht me një video në Instagram. Asokohe, kjo video u rishpërnda më pas edhe nga moderatorja që shkroi “Si lule e bukur”.