Dështojnë testet e shpejta të antigenit, ulen infektimet në vendin tonë!

Bien rastet e reja pozitive me COVID-19. Prej gati një jave, kurba e infeksionit ka ardhur në rënie, duke shtruar pikëpyetjet mbi arsyet e mundshme. Të martën, nga më shumë se 2400 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar 389 persona, ose rreth 16 për qind e të testuarve ne vendin tone.

Një raport tejet i ulët, duke pasur parasysh që përgjatë nëntorit dhe në fillim të këtij muaji shkalla e infeksionit shkoi mbi 35 për qind. E thënë ndryshe, 35 për qind e të testuarve rezultonin të prekur nga COVID-19. Por dyshimet për këtë rënie të kurbës janë shtuar edhe më tepër pas lajmit të djeshëm të publikuar në “The Guardian” mbi testet e shpejta të antigenit. Ekspertët e shëndetit publik atje kanë ngritur shqetësimin për saktësinë e rezultateve. Kjo ka bërë që qeveria në Britani të tërhiqet nga plani për t’i masivizuar ato.

Në vendin tonë, testet e shpejta kanë nisur të kryhen në javën e dytë të dhjetorit dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në harkun e 2 javëve janë kryer rreth 12 mije teste. Në fillim të kësaj jave, testet e shpejta janë shtrirë në 6 qendra shëndetësore, duke fituar edhe më tepër terren. Por shqetësimi i ngritur në Britaninë e Madhe duhet të jetë një kambanë alarmi edhe për autoritetet në vendin tonë, pasi, për shkak të pasaktësisë, këto teste mund të japin të dhëna artificiale, duke e bërë edhe më të paqartë situatën.

Nga ana tjetër, fŗika nga festat e fundvitit ka bërë që qeveria për një periudhë 2-javore të ashpërsojë masat anti-Covid. Kështu, liria e lëvizjes pa autorizim deri në datën 4 janar do të jetë deri në orën 20:30.

TESTET E SHPEJTA

“Çdo pikë e hapur në Tiranë për testimin e shpejtë në komunitet mbulon rreth 100,000 banorë, të cilët, kur kanë shenja apo dyshime, kanë qenë pjesë e kontaktit që kanë rezultuar pozitivë, lidhen me mjekut e familjes, përcaktojnë fashën orare dhe testi kryhet në një kohë shumë të shpejtë dhe me cilësi të lartë, pasi janë persona të trajnuar dhe profesionistë që kryejnë këtë testim.

Vetëm ditën e djeshme, me hapjen e 6 pikave, janë më shumë se 300 testime të kryera, ndërkohë që prej fillimit të testimit të shpejtë janë më shumë se 12 mijë teste të shpejta të antigenit që janë kryer”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në varësi të fluksit, do të vijohet edhe me hapjen e 4 pikave të tjera për testimin e shpejtë në Tiranë, ndërkohë që spitalet rajonale në të gjithë vendin janë pajisur me teste të shpejta të antigenit.

Testimi i shpejtë ka filluar në 6 pika në Tiranë, në Qendrën Shëndetësore Nr.9, Nr.10, Nr. 4 (pika e Brrakës), në Qendrën shëndetësore të Kombinatit, në Qendrën Shëndetësore Qyteti Studenti dhe në Kodër-Kamzë.

SHQETËSIMI NË BRITANI

“Nga ana tjetër, Qeveria në Britaninë e Madhe ka hequr dorë nga planet për të hapur qendrat e testimit të shpejtë për koronavirusin në të gjithë vendin, gjatë periudhës së festave. Kjo, për shkak se ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për saktësinë e rezultateve të tyre. “The Guardian” raporton se ministrat kishin planifikuar të shndërronin një numër të vendeve ekzistuese të testimit, në qendra për testimet e shpejta, të cilat e japin rezultatin në 30 minuta, por ky plan u ndal javën e kaluar pas një telefonate që u shkëmbye midis qeverisë dhe drejtorëve të shëndetit publik, të cilët ngritën shqetësime mbi saktësinë. Ky zhvillim është një goditje për planin e testimit masiv në vend, i cili synonte që të rriste numrin e testeve të kryera çdo ditë nga 430,000 në 10 milionë deri në fillim të vitit të ardhshëm” e barnave të trajtimit ambulator në banesë”.