Derbi për titullin në Itali/ Milani e mbyll vitin në krye, ndjekin Interi e Roma, Real Madrid kap Atleticon

Milano komandon Serine A me Milanin e Interin që e mbyllin vitin 2020 në vend të parë dhe të dytë ndërsa Juventusi është larg. Milani mbrëmë ka mposhtur 3-2 Lazion në frymën e fundit duke mbetur i pamposhtur dhe për festa qëndron në kryesim. Në “San Siro” pati spektakël me kryesuesit e Milanit që kaluan në avantazh të dyfishtë që në 17 minutat e parë falë golave të Rebic dhe Calhanoglu me penallti.

Por Lazio reagoi dhe madje barazoi me golat e Luis Alberto dhe Ciro Immobile që vendosi barazpeshën kur kishte kaluar një orë lojë. Heroi ishte Theo Hernandez që me kokë shënoi golin e fitores për skuadrën e Piolit në minutën e 92-të dhe Milani me meritë kryeson kampionatin Italian.

Për pak orë në vend të parë ishte Interi skuadra tjetër nga Milano që arriti fitoren e 7-të radhazi. Zikaltërit në javën e 14-të fituan 2-1 në “Bentegodi” ndaj Veronës me golat e Lautaro Martinez dhe Skriniar ndërsa Ilic kishte barazuar përkohësisht për vendasit. Vendi i dytë në renditje për djemtë e Contes me 33 pikë vetëm një më pak se Milani.

Ndërsa Roma u rikthye tek fitorja dhe u ngjit në vend të tretë. Verdhekuqtë mposhtën 3-2 Cagliarin në “Olimpico” me golat e Veretout, Dzeko dhe Mancini ndërsa për miqtë dygolëshi i Joao Pedro nuk ishte i vlefshëm për të marr pikë.

Napoli harron të fitojë. Pas dy humbjeve skuadra e Gatusso-s nuk shkoi më shumë se një barazim me Torinon në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ndeshja u mbyll 1-1 pas golave të Izzo për miqtë dhe Lorenzo Insigne qërealshpëtoi napoletanët nga humbja. Pas disa ditëve pushim Seria A do të rikthehet në fushë më 3 janar me ndeshjet e javës së 15-të.

Edhe në Spanjë është një derbi për çështjen e titullit. Atletico Madrid dhe Real kryesojnë me nga 32 pikë. Los Blancos likuiduan 2-0 Granadan me golat e Casemiro e Benzema dhe sigurojnë fitoren e pestë radhazi.