Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto të veçantë me bashkëshorten e tij. Bushati tashmë i karantinuar, shihet në foto duke i dhuruar një puthje përtej xhamit gruas të tij.
Deputeti shkruan se është në ditën e katërt të simptomave. Pa dhënë shumë shpjegime për gjendjen e tij ai ka zgjedhur ta bëjë publik karantinimin e tij me ‘stil’.
“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/11/bushati-1-350x400-1.jpg?resize=350%2C400&ssl=1)