Dashuri me shikim të parë, kjo është historia si në përralla e Albanit dhe Miriamit

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë një histori të gjatë dashurie, e cila tashmë është zbukuruar akoma më shumë nga dy fëmijët e tyre. Dy këngëtarët janë njohur në një koncert në Zvicër dhe që prej atij momenti nuk janë ndarë më. Në një rrëfim për Revista Who, dyshja janë shprehur:

“Patëm një koncert të përbashkët në Zvicër–Cyrih, ku edhe kishim lënë një takim për të folur për një duet të përbashkët, që ishte dhe kënga jonë e parë. Nga ai moment nuk u ndamë më, dhe po, patjetër që ishte dashuri me shikim të parë! Babi ka qenë gjithmonë romantik. Në fillimet tona pas çdo koncerti, ai, edhe pse pa gjumë, merrte gjithmonë avionin për në Gjermani për të qenë pranë njeri-tjetrit. Më bëri të ndihem princeshë kur u fejuam dhe kur u martuam me surprizat që vetëm ai di t’i bëjë të tilla. Por dhe mamit i pëlqen shumë të jetë romanike e të vlerësojë detajet e bukura që i japin ngjyrë jetës.”