Çmendin rrjetin nënë e bijë, ja pyetja që si japim dot përgjigje 8 vjeçares!

Dena Mullaj dhe vajza e saj Fladia Topi ishin të ftuara në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku rrëfyen marrëdhënien e shkëlqyer që kanë me njëra tjetrën. Ato janë kaq të famshme në Instagram dhe Tik Tok për shkak të videove të shumta që publikojnë. Fladia gjatë bisedës me Ermalin tha se ishte ajo që ia mësonte mamit se si do I bënin videot e tyre.

Ndërkohë Dena tha se që nga koha e pandemisë ka qenë prezente në llogarinë e vajzës së saj.  Dena u shpreh se shpesh herë merr mesazhe të çuditshme në inbox si “kërkon famë nga goca apo pse nxjerr tatuazhin”?

“Moj mami pse na tregon tatuazhet! Është koment që e has shpesh, por që nuk I kënaq dot të gjithë”, tha ajo. Dena tregoi në këtë intervistë se kur ka qenë më e vogël ka kënduar dhe ka marrë pjesë te Gjeniu i Vogël, cilësi që duket se e ka trashëguar edhe tek vajza e cila këndon, kërcen, aktron dhe prezanton.

Ermali e pyet se cila ka qenë pyetja më e sikletshme që Fladia i ka bërë.  Dena tha: “O ma po pse kjo Kim Kardashian është kaq e famshme?” Gjatë bisedës Mullaj tha se e menaxhon vete Instagramin e Fladias dhe se është kundër fëmijëve që bëjnë twerk dhe nuk do e bënte me vajzën e saj./abcnews.al