Cfarë po ndodh? Pamjet e Fifit dhe Fation Kuqarit në shtrat po bëjnë xhiron e rrjetit! (Foto)

Filloreta Raçi, e njohur në botën e muzikës si Fifi ka ndarë shpesh detaje nga jeta private duke qenë mjaft e hapur me fansat dhe duke folur madje dhe për ndjenjat e përjetimet e saj emocionale. Këtë periudhë ajo ka treguar se ndodhet e vetme dhe i ka dhënë fund lidhjes së shumëpërfolur të dashurisë me Xhuljo Tabakun, djalin që i kishte vjedhur zemrën.

Ndërkohë në rrjet pak javë më parë qarkulloi lajmi se artistja mund të kishte kishte nisur një romancë me Fation Kuqarin, një nga ish konkurrentët e “Për’puthen” pasi ndanin shpesh pamje të njëri tjetrit në rrjete sociale, mirëpo kjo u mohua nga Kuqari i cili tha se kishin vetëm marrëdhënie shoqërore dhe se ai do të merrte pjesë në videoklipet e Fifit. Së fundmi aludimet janë rikthyer sërish pasi Fifi ka ndarë disa pamje teksa ndodhet me ish konkurrentin e “Për’puthen” në shtrat.

“Kaniher e bëj mik idiotësinë…po para teje dreqi ikë e bëhem kanarinë!”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndoshta me këto pamje, artistja zbuloi edhe një nga prapaskenat e projektit të saj të ri që pritet të publikohet shumë shpejt.