Çfarë po ndodh në ‘Top Channel’? Largohen papritur në mes të sezonit televiziv 3 moderatoret e njohura (EMRAT)

Pas suksesit që pati sezonin e kaluar,  emisioni “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel. Por mësohet se 3 moderatoret Tea Trifonin, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin do të largohen nga drejtimi i emisionit.

Vendin e tyre do ta zënë, Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani.Vetë personazhet e njohur nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, ndërsa pritet që dalja e tyre e parë bashkë me Fatmën të jetë ditën e mërkurë në orën 21:00. Nuk dihet edhe përse u bë kjo lëvizje e papritur në mes të sezonit televiziv.