Çfarë mesazhi urimi duhet t’iu dërgoni kolegëve, partnerëve apo klientëve tuaj për Vitin e Ri?

Jeni duke kërkuar për mesazhe urimi që t’iu dërgoni partnerëve tuaj të biznesit, klientëve apo punonjësve tuaj?

Mesazhe urimi për partnerët tuaj

“Ka qenë një kënaqësi të bëja biznes me ju. Këtë vit, uroj të kesh një vit të mbushur me sukses dhe lumturi.”
“Uroj që e gjithë lodhja t’ju shpërblehet këtë vit. Shpresoj që ky vit t’ju bekojë me sa më shumë mundësi dhe klientë. Paçi një Vit të Ri të mbarë!”
“Ekipi im pati një vit fantastik duke punuar me kompaninë tuaj. Uroj që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm në vitin 2018 dhe në vazhdim.”
“Ju jeni një nga partnerët më të mirë të biznesit me të cilët kemi punuar. Ju urojmë prosperitet dhe begati, jo vetëm këtë vit, por në çdo vit. Gëzuar Vitin e Ri!”
“Urojmë që ky vit që po vjen të bëjë më të fortë lidhjen tonë të biznesit. Ju jeni një partner biznesi i mrekullueshëm, nuk mund të kërkojmë më shumë se kaq.”
“Të bërit biznes me ju është një bekim. Urojmë ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në vitet që vijojnë. Gëzuar Vitin e Ri! Kalofshi mirë ju dhe familja juaj.”
Mesazhe urimi për klientët tuaj

“Ju jeni nga klientët tanë më të vlefshëm, ne ju vlerësojmë për besimin që keni patur tek ne. Ju urojmë më të mirat në këtë Vit të Ri.”
“Ishte kënaqësi të bënim biznes me skuadrën tuaj! Urojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin me sa më shumë projekte në vitin që po vjen. Paçi një Vit të Ri të mbushur me lumturi dhe bekime!”
“Këtë vit keni besuar në potencialin tonë. Nuk mund t’ju falenderojmë asnjëherë mjaftueshëm për këtë. Urojmë që të keni një vit të mbushur me partnerite të reja.”
“Urojmë që biznesi juaj të jetë akoma më i suksesshëm vitin që po vjen!”
“Ju jeni një nga klientët më të mirë të biznesit që kemi patur ndonjëherë! Ju urojmë një vit të mbushur me paqe, gëzim, shpresë dhe sa më shumë sukses!”
“Vitin e kaluar, kompania jonë u bekua me një klient si ju. Ju falenderojmë që besuat në shërbimet tona. Mezi po presim t’iu shërbejmë akoma më mirë këtë Vit të Ri.”
Mesazhe frymëzuese për biznesin

“Ne jemi me fat që na keni dhënë mundësinë të punojmë me skuadrën tuaj. Deri në kontratën e ardhshme, ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri!”
“Urojmë që ky vit t’ju sjellë sa më shumë mundësi dhe një të ardhme të mbushur me gëzim. Paçi një Vit të Ri fantastik!”
“Viti që po lemë pas ka qenë i mbushur me mundësi për ju dhe skuadrën tuaj. Urojmë që në këtë vit të ri të keni suksesin që meritoni.”
“Kam mësuar shumë nga të bërit biznes me ju. Shpresoj që të jetë jetë po kaq i suksesshëm bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Gëzuar Vitin e Ri!”
Mesazhe urimi për biznesin

“Urojmë që ky vit të jetë viti i realizimit të vizionit të kompanisë tuaj. Paçi një vit të begatë!”
“Urojmë që këtë vit të shijoni shijen e ëmbël të suksesit. Gëzuar Vitin e Ri!”
“Urojmë që ky Vit i Ri t’ju udhëheqi drejt suksesit. Gëzuar Vitin e Ri!”
“Jemi mirënjohës që punuat me ne këtë vit. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë në këtë Vit të Ri! Gëzuar Vitin e Ri!”
Mesazhe të tjera urimi

“Nuk kam asgjë për t’iu thënë përveç se t’iu falenderoj për mundësitë që na dhatë. Shpresoj që ky vit të jetë i mbushur me fitore dhe lumturi.”
“Ju e kthyet ambientin tonë të punës në një vend shumë të rehatshëm, na shtytë që të bënim më të mirën, por kurrë nuk na vutë nën presion. Jeni një nga mentorët më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë. Ju urojmë më të mirat!”
“Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me urtësi dhe dashuri. Paç një vit të ri fantastik!”
“Ju keni qenë shpirti i motivimit për të gjithë skuadrën. Jemi të bekuar që kemi bërë biznes me ju. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë me sa më shumë kontrata!”
“Uroj që ky kapitull i jetës tuaj të jetë i mbushur me triumf dhe lumturi. Paçi një Vit të Ri të lumtur me personat e dashur.”
“Urojmë sa më shumë sukses dhe sa më shumë mundësi në këtë vit të ri që po vjen. Gëzuar Vitin e Ri!”