Çfarë do ndodhë? 18 shkurt, dita kur Bora Zemani do t’i shumëfishojë fitimet Top Channelit

Bora Zemani ka qenë kulminacioni perfekt i Big Brotherit në nisje të këtij programi vjeshtën e kaluar. Vizita që ajo i bëri aktorit Donald Veshaj, me të cilin ka qenë e lidhur, arriti shikueshmërinë më të lartë.

Së fundmi bukuroshja e ekranit shqiptar festoi ditëlindjen pa Donaldin. Gjatë mbrëmjes uk kanë munguar batutat dhe situatat komike krijuar nga këngëtarë dhe artistë të ftuar në festë. Mes të tjerash situata me Donaldin dhe gjendja e saj emocionale është kaluar me humor nga dy këngëtarët Bruno dhe Klajdi, teksa i këndonin këngë dashurie.

Lori dhe Sara Hoxha ishin të pranishme në këtë festë, bashkë me Arbana Osmanin. Flitej se Bora kishte një hatërmbetje me Arbanën, por në fakt nuk ka rezultuar kështu.

Lajmi është se Bora Zemani do të rikthehet në shtëpinë e Big Brother. Teksa po mendohet për skaletën e finales së madhe, një ndër pikat që po përflitet është edhe hyrja e Borës në një përballje me Donaldin dhe Beatrix.

Flitet se një ide e tillë është konfirmuar edhe nga vetë Bora, e cila e ka kuptuar fare mirë se sa herë i përmendet emri në lidhje me Donaldin, Instagrami i saj shtohet me ndjekës. Në fund të fundit, për këtë bëhet shumica e emisioneve në Shqipëri.

Për publikun do të ishte shumë interesante një përballje e tillë. Kjo ide e mirëmenduar nga stafi i BBV do të sillte një pikë të lartë audience. Finalja e madhe do të mbahet në 18 shkurt. Deri tani Bora ka arritur 1 milion ndjekës. Po pas finales?