Boksieri shqiptar shkruan historinë në mes të Serbisë! Alban Beqiri kualifikohet në gjysmëfinale

Në mes të Beogradit, Beqiri ka valvitur edhe flamurin kombëtar. Beqiri është kualifikuar në gjysëmfinale e me pak fat mund të bëhet kampion. Boksieri kuqezi ka mposhtur rivalin jordanez, Zeyad Eashash dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të boksit, në kategorinë deri në 71 kg.

Beqiri e dominoi totalisht takimin, duke dalë triumfues nga ringu. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, triumfoi me rezultatin 4-1.