Monday , March 27 2023

Biseda/ Donaldi çmendet pas Borës, do t’i propozojë martesë sapo të dalë: Më mungon

Gjatë një bisede me Kledin, Fifin dhe Semin, Donaldi ka zbuluar më shumë rreth ndarjes nga Bora Zemani, duke pranuar se e ka marrë malli dhe duke lënë të kuptohet se ende e do. Ai ka treguar se shkaku i ndarjes nuk ka qenë mungesa e dashurisë, por shumë gjëra bashkë dhe zënka të vazhdueshme.

Kledi: Lidhja jote më e gjatë?

Donaldi: Deri para 4-5 muajsh

Kledi: Shkaku i ndarjes?

Donaldi: U bënë shumë gjëra bashkë

Kledi: Sa vite ishit bashkë?

Donaldi: Dy vite e gjysmë

Kledi: Bashkëjetonit?

Donaldi: Po

Kledi: Moshë më e vogël?

Donaldi: Më e madhe 3 vite

Kledi: E famshme?

Donaldi: Po

Semi: Yll e bukur

Kledi: M’i thuaj shkronjat e para

Fifi: Të gjithë e dinë, Bora Zemani

Donaldi: Nuk e njeh ky prandaj

Fifi: Aa okay, është moderatore. A e ke parë “Përputhen?”

Kledi: Po

Fifi: Bora

Kledi: Aaa ajo zeshkanja, ajo është yll

Donaldi: Yll është (qesh)

Kledi: Shumë e mirë është

Fifi: A keni raporte të mira bashkë? A jeni ndarë keq apo mirë?

Donaldi: Keq, me debate, me diskutime. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund…

Semi: Këta vꓒesin për njëri-tjetrin, vꓒesin. Kjo është e sigurt

Kledi: Edhe unë kështu mendoj

Semi: E di shumë mirë

Fifi: A e do?

Donaldi: Nuk di ta them

Fifi: A të mungon?

Donaldi: Që më mungon po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt. Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën, por ne jemi gjela të dy. Ne ziheshim gjatë gjithë kohës, kapeshim për gjëra palidhje. U bë e vështirë, por nuk u ndamë se nuk duheshim.

Semi: Janë shumë të njëjtë, janë kopje e njëri-tjetrit, thjesht njëri është çun e tjetri është gocë

Donaldi: Po shumë të njëjtë jemi

Fifi: Kur të dalësh nga këtu, do e takosh?

Donaldi: Se di

Fifi: Ti e do

Donaldi: qesh

Semi: E do

Kledi: Kur jeni të dy të njëjtë, njëri duhet të hapë krahun. Kjo është dashuria

Semi: Ti e di këtë gjë, pse nuk e hap krahun? Ça njohje kanë…sa u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe ishin direkt shumë të dhënë pas njëri-tjetrit

Kledi shtoi se kështu është dashuria dhe tha i sigurt se sapo Donaldi të dalë do të rikthehet me Borën, madje do martohet me të.

Advertisement