Bija ime/ Ojky lëndohet kur mëson që nuk është shëruar, ja ç’do ndodhë sot

Ojky argëtohet me Demirin dhe shokët e klasës në ekskursionin e shkollës. Ugur betohet se nuk e ka vrarë babain e Demirit por Xhemal nuk e beson. Ugur mëson se Xhemali i ka treguar Demirit. Ugur është i lënduar dhe e kalon natën duke pirë.

Xhemal ushqen të pastrehët dhe i jep këshilla për jetën. Ojkyt i prishet lumturia kur sheh në televizor intervistën e saj e të doktorit dhe zbulon se sëmundja e saj nuk ka kurim. Demir nuk arrin ta fikë dot televizorin para se Ojky ta shohë.

Ojky përlotet kur kupton që Demir e ka gënjyer duke i thënë se është shëruar. Lumturia e Ojkyt prishet shumë shpejt. Ata lënë ekskursionin dhe kthehen në shtëpi. Ojky nuk i flet Demirit e lënduar nga gënjeshtrat e tij.

Demir ndihet fajtor por nuk e ngushëllon dot të bijën. Doktor Ihsani i shkon në shtëpi Muratit dhe e kritikon për faktin që e transmetoi intervistën. Doktori jep dorëheqjen por Murat e vë në pozitë duke i thënë se po e lë Ojkyn në mes të rrugës.

Xhandan takohet me Muratin dhe e qorton për këtë që i bëri Ojkyt. Murat përpiqet të vetëmbrohet me gënjeshtra. Xhemal përdor dikë për t’i vërtetuar Demirit se Uguri është vrasësi i babait të tij./revistawho