Big Brother nxjerr 3 vajza dhe Donaldin në televotim! Kush do të eleminohet të premten?

Big Brother VIP Albania sonte ka të nominuar katër banorë fantastikë. Ata janë të të katërtit shumë të fortë. Janë Einxhel, Beniada, Arjola dhe Donaldi.

Mbetet për t’u parë se kush do të largohet kësaj here, sepse janë të gjithë banorë të nivelit të lartë. Janë më të fortët, pa harruar edhe Ilirin (por sonte nuk lejohej për t’u votuar, sepse ka shkuar direkt në finale).

Cilin do të votonit ju si banorin më të dobët të kësaj katërsheje? Beniada, Arjola apo Einxhel, cila ka më shumë gjasa për t’u larguar nga publiku? Donaldin e quajmë të sigurt në finale…

Emisioni më i preferuar i shqiptarëve tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe tri javë për të shkuar në finale dhe fituesit e mundshëm deri-diku dihen tashmë.

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Arjola Demiri pritet të jenë finalistët absolutë të këtij edicioni. Ata kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë.

Ndërkohë, një biletë në finale pritet ta fitojë ose Einxhel Shkira, ose Beniada Nishani. Kjo pesëshe ka qenë më e forta në Top Channel sivjet dhe kanë mbajtur shqiptarët si magnet para televizorit. Fitoftë më i miri, ai që vërtet merr më shumë vota dhe pëlqehet nga publiku.