“Big Brother i korruptuar, blihen komentet e Donaldit nga Romeo”, akuzat e ish-banorëve

“Big Brother VIP” është formati më i ndjekur i momentit dhe tani që lojës pak e nga pak po i vjen fundi, tifozëria sa vjen edhe bëhet më e zjarrtë.

Dihet tashmë se dy ndarjet janë midis Ilirit edhe Donaldit. Secili ka një numër të madh suportuesish, të cilët herë pas here kapen edhe me njëri-tjetrin nëpër komente duke u qëndruar besinikë lojtarëve të tyre të preferuar.

Në redaksinë tonë erdhën disa mesazhe që në faqen e Donaldit ka komente fake dhe sigurisht e publikuam si lajm. Pas atij lajmi na erdhën mesazhe që në videot e Ilirit ndodh e njëjta situatë, ku akuzohen se simpatizantët e Ilirit blejnë komente.

Ajo çka është e sigurt dhe po vihet re është se në videot ku protagonist janë të dy banorët ka një sërë komentesh të blera dhe jo reale.

“Korrupsioni” i ‘Big Brother VIP” është akuzuar dhe nga dy ish-banorë si Meridiani dhe Paloma, të cilët pretendojnë se Romeo korrupton persona publikë dhe hap adresa fake për Donaldin, kjo akuzë është bërë vazhdimisht edhe nga simpatizant të Ilirit.

Madje ka pretendime se është vendosur që në fillim fituesi, pasi ka zëra se në finale çmimi do dërgohet në Vlorë. Nga ana tjetër shumë simpatizantë të Donaldit pretendojnë se Iliri do e fitojë pasi Lori

Hoxha ka fituar “Dancing With The Stars” para shumë viteve. Mesa duket tifozëria e “BB VIP” e harron faktin se çmimin mund ta fitojë dhe ndonjë banorë tjetër që do të prekë finalen.