Moderatori Eno Popi ka munguar për një kohë të gjatë në ekran. “Dilema sociale” ishte projekti i fundit i Eno Popit në radio, pasi u shkëput nga Top Channel.
Megjithatë edhe gjatë kësaj kohe zëri karakterizues i tij nuk ka munguar në promot e spektakleve të ndryshme. Pavarësisht këtij fakti, ndjekësit kanë vënë re mungesën e tij edhe në radio.
Sakaq pak minuta më parë, Eno ka zbuluar me disa postime në Instagram se këtë kohë i është përkushtuar vajzës së tij të vogël, Liv. Moderatori ka publikuar pamjet më të ëmbla përqafuar me të bijën, duke lënë të kuptohet se kjo shkëputje paska një arsye të fortë./albeu.com/