“Beatrix do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë”- çfarë po përgatit BBV?

Big Brother ka njoftuar se të premten do të jetë një surprizë speciale për njërën nga personazhet brenda. Bëhet fjalë për këngëtaren, Beatrix Ramosaj, e cila që nga hyrja në shtëpinë me të famshme në Shqipëri ka pranuar vetëm një befasi.

“Për herë të parë që kur është bërë pjesë e ‘Big Brother Vip’, Beatrix do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë”, është shkruajtur në prezantimin e faqes kryesore në Instagram, duke mos dhënë detaje më shumë.

Ndryshe Beatrix është duke vazhduar raportin me Donaldin.

Kjo lidhje është komentuar shumë, pasi Donaldi ka vazhduar lidhjen me këngëtaren, pa e përfunduar raportin që kishte me Bora Zemanin.

Kjo e fundit deri më tani nuk e ka komentuar këtë gjendje./SHQIP.com