Babai nuk e lejoi të shkonte në ‘Portokalli’, Flor Binaj zbulon si reagoi kur e pa për herë të parë në skenë

Florjan Binaj bëri daljen e parë publike me të atin, të ftuar në studion e “Ftesë në 5”. Ata folën për marrëdhënien e veçantë babë e bir dhe kujtuan fillimet e aktorit në “Portokalli”. Babai i Florit, Petrit Binaj rrëfeu se ai nuk e lejoi Florin të shkonte në “Portokalli”.

“Unë nuk e lejova që të shkonte se në atë kohë e kapa duke pirë cigare dhe më pas u qeth qeros. Ai ishte qethur për rolin e tij, por unë mendoja se kishte marrë rrugë të keqe”, shpjegoi ai.

Ndërsa Flori tregoi reagimin e familjes kur do të shfaqej për herë të parë në “Portokalli”.

“Ishin ulur para televizorit dhe dola unë në skenë si Edi Rama. Prita për reagim, por asnjëri nuk po fliste. Fillova t’i pyes si ju dukej, por nuk po më njihnin. Vetëm gjyshja e dalloi zërin dhe më tha: Po si zëri yt ky mor bir. Babai nga ana tjetër na tha të pushonim se donte të dëgjonte skeçin dhe akoma nuk e kishte kuptuar që isha unë aty”, tregoi Flori.