Baba për herë të dytë/ Në ditën e zgjedhjeve, Erion Veliaj jep lajmin për zgjerimin e familjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar ditën e sotme nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa teksa të dy shkuan për të votuar në Parkun Olimpik në këto zgjedhje parlamentare. Pasi përfunduan procesin e votimit ishte Veliaj ai që dha një deklaratë për mediat, ashtu si të gjithë politikanët vendas, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka qenë i kapur prej dore me partneren e tij.

Ndërkohë me pamjet e fundit që kreu i Bashkisë ka ndarë në rrjete sociale, ka dhënë lajmin e ëmbël të zgjerimit të familjes së tij.

Krahas fotografisë me Ajolën, ai ka treguar se Xoxa është sërish në pritje të ëmbël, nëpërmjet një emoji të familjes me katër pjesëtarë.