“B0mba” e radhës për “Për’Puthen”, konkurrenti publikon foton intime me Anën

Mesa duket “misionit” të Shqipes i është bashkuar edhe një tjetër konkurrent, Arjoni. Ndryshe nga Shqipja e cila është përjashtuar nga programi, Arjoni vazhdon të jetë konkurrent, por kjo nuk e ka penguar të përgatisin “skandalin” e radhës së bashku me Shqipen. Pak orë më parë Shqipja njoftoi se Arjoni do të publikonte diçka që do shokonte fansat dhe kështu ndodhi.

Arjoni ka publikuar një foto, ku mesa kuptohet, krahë tij në krevat është Ana duke fjetur gjumë. Kjo foto ngre shumë pikpyetje, të cilat Arjoni ka zgjedhur t’i zbulojë në një moment të dytë.

Kishte të drejtë Arjan Konomi, fenomeni do vazhdojë të godasi nga jashtë me të vërtetën, por dhimbja do ndjehet brenda,” shkruan Shqipja në postimin e saj. Ndërsa Arjoni ka shkruajtur: “Datën dhe arsyen pse publikova do i them në një moment të dytë.”/Descript.al/