Arrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Veliajn.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.

Kryebashkiaku i Tiranës ka qenë në zyrën e tij kur është shoqëruar nga oficerët e BKH-së.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe më pas do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, tek Rruga “Mine Peza”.

Mësohet gjithashtu se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt.