Arjola Demiri në një romancë?! Pamjet e fundit vërtetojnë statusin e aktores bukuroshe

Arjola Demiri është një nga aktoret shqiptare, e  cila u bë e njohur për publikun me rolin e saj si “Xhbanja”  nga seriali ”O sa mirë”. Ajo më pas mori pjesë dhe në ‘I love Tropoja’ ku u komentua për paraqitjen e saj si dhe përshtatjen në rol. Aktorja nuk ndan detaje nga jeta e saj private, mirëpo me pamjet që ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ i ka bërë të gjithë kuriozë.

Arjola e nisi ditën me një video, duke treguar surprizën që ishte buqeta e madhe me trëndafila e bërë në formë zemre, ndërsa në mes të saj shkronja “A” e krijuar me trëndafila të bardhë.