Ardian Vreto me detyrë shef i policisë bashkiake në Përrenjas, humbi jetën tragjikisht mesditën e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas dhunshëm me një tjetër automjet.
Vreto ishte vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vreto.
Në një dedikim në profilin e tij në facebook, Vreto ka lënë fjalë të ndjera për vëllain e tij të humbur në aksident.
Ardian ku po shkon vëlla
Ne jemi të tre, pse Zot, pse
Zoti të mori pranë vetes-shkruan Vreto.
![Image](https://i0.wp.com/www.syri.net/uploads/syri.net/images/2020/January/24/auto_som1111579898315.jpg?w=640&ssl=1)