Arbana Osmani është jo vetëm një nga moderatoret më të njohura në Shqipëri, por edhe një kuzhiniere fantastike. Libri i saj “Receta për 5 minuta” ka fituar jo pak bujë para disa vitesh, kur ajo e publikoi në panairin e librit.
Sot Arbana është shfaqur në zyrat e Top Channel-it me një mision ndryshe. Ajo është parë në mensën e televizionit kombëtar, ku ka gatuar disa gjëra të mira.
Për kë, thoni ju? Për kë tjetër? Vetëm për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother. Nuk e dimë ende nëse ajo do t’ua dorëzojë vetë në dorë ushqimet e përgatitura prej sa, apo jo.
Iliri është personi që ka patur më shumë punë ne kuzhine. Ai ka marre frenat e kuzhines dhe po ushqen banoret.
Iliri se fundmi gatoi dhe nje tave oktapodi sipas recetes se Arbanes. Ai e tregoi para kamerave duke e pyetur nese i pelqente.
Arbana duket se do t’i ktheje borxhin. Ajo ka patur deshire te gatuaje per te gjithe banoret e shtepise me te famshme ne Shqiperi.