Ardhja në jetë e djalit të dytë duket se ia ka shtuar angazhimet familjare moderatores Arbana Osmani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbana na ka treguar disa nga momentet e rutinës së saj të përditshme. Arbana ka treguar se e ka ditën një ‘lëmsh’ të vërtetë.
“Ato dy minuta kur nuk jam duke pompuar, dhënë gji, punuar, gatuar, pastruar, duke i dhënë makinës, ndërruar pelena, realizuar lego, ushtruar dhe duke u ‘çmendur”, ka shkruar moderatorja duke lënë të kuptohet se i vetmi moment qetësie për të janë këto foto që poston herë pas here në profilin e saj.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/unnamed-1.png?resize=409%2C512&ssl=1)
Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, ku shumë nëna e kanë mbështetur.