Ana 2 dhe Fatjoni rikthehen në Përputhen/ Mes të qeshurash, të dy pranojnë se ndjejnë…

Pas shumë muajsh, Ana Kauri dhe Fatjoni u rikthyen në “Për’puthen” dhe zhvilluan një takim katër minutësh. Mes të qeshurash, të dy pranojnë se ndjejnë emocione dhe nostalgji. Në bisedën e tyre, të dy lenë të kuptohet se nuk kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin, pas largimit nga emisioni dhe rrëfejnë hatërmbetjet.

Kujtojmë se Fatjoni u largua nga “Për’puthen”, pas debateve të forta me djemtë e studios, duke lënë përgjysmë takimet njohjen me Anën.

Fatjoni: Ika në momentin jo të duhur për ne, por nuk po përballoja dot më. Kushdo që vinte i ri, vinte për të më sulmuar mua. Kërkoj ndjesë, se as nuk të telefonova, nuk të kontaktova. Pashë që po dilje me meshkuj të tjere dhe kështu u largova nga ty.

Ana: Dhe unë e shihja që kishe shumë presion. Por, besoj se një sqarim duhej bërë.

Fatjoni: Ishte dhe presioni, vrulli, më pyesnin pse ike. Nuk të paragjykoj, por po të isha në vendin tënd, dhe mos të kisha kimi me të tjerë, do të dilja.

Ana: Përderisa ti nuk u tregove aq korrekt me mua, nuk kam pse tregohem unë. Duhet të bëje një sqarim.

Fatjoni: Nuk doja të të ngacmoja. Ti e di që çdo gjë këtu erdhi vrullshëm. Ti mund të më ktheje mendjen

Ana: Bëre mirë, se përderisa njohja filloi këtu, nuk kishim pse të vazhdonim në privat

Fatjoni: Kam të njëjtin respekt për ty

Ana: Ai veprim nuk më ka pëlqyer fare, ishte ajo që na ndau komplet

Pas takimit, Fatjoni thotë se e pëlqen Anën, ashtu si të gjithë e pëlqejnë Anën, por nuk mund të ketë gjë midis tyre. “Ne kemi vazhduar jetën tonë”, shton Ana.