Alban Dudushi shihet në zyrat e Top Channel, e zbulon gazetarja Elona Duro

Prej disa kohësh tanimë, Alban Dudushin e kemi parë në “Vizion Plus”, me emisionin “Spotlight”. Megjithatë, duket se ai do të rikthehet në “shtëpinë e tij të vjetër”, mediatike, në “Top Channel”.

Këtë na e ka zbuluar Elona Duro, përmes një videoje në Instagram. Gazetarja ka ndarë një moment krah Albanit në ambientet e grimit të televizionit, krah së cilit duket edhe Bieta.

“Kush është këtu? Alban Dudushi”, ka thënë Elona duke qeshur.

Dyshja ka bashkëpunuar më herët në “Top Show Magazine”, por rikthimi i Albanit në “Top Channel” ka një tjetër arsye, “Ëndërrtjerrësit” i producentes Lori Hoxha në zyrat e Kasharit.

Ky është emri i programit më të ri në këtë televizion, me producent Ed Manushin dhe moderatore Ori Nebiaj. Kujtime të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që kanë qenë pjesë e themelimit të “Top Channel” do të jenë në qendër të tij.

“Ëndërrjterrësit”, që lindi si ide nga Lori Hoxha dhe është kuruar nga kunati i saj i talentuar, Ledion Liço, do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00.

Nje koment

  1. Pingback: 3mounted