Aktori i Portokallisë Florjan Binaj preket nga COVID-19, alarmohet stafi i Top-Channel

Aktori i “Portokallisë” në Top-Channel, Florjan Binaj ka rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid-19. Burime të sigurta për Real-News kanë konfirmuar lajmin, ndërsa kanë bërë me dije se e gjithë trupa e aktorëve dhe punonjësve i janë nënshtruar testit. Pritet që ditën e nesërme të dalin rezultatet e testit dhe te behet I ditur lajmi.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Nderkohe, Ministria e Shëndetësisë dha detajet për situatën në 24 orët e fundit për covid-19.

Janë 66 raste pozitive ndërsa ministria njoftoi se një tjetër pacient ka humbur jetën duk e çuar në 39 numrin e vikțimave.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit“, deklaroi ministria./realnews