Ajo që Sarah bëri për Antonelën sot duhet duartrokitur nga të gjithë

Banorët sot kishin për detyrë të gjenin gjilpërën mes një dhome të mbushur me kashtë. Ishte pikërisht Sarah e cila ka arritur që të gjejë me sukses këtë objekt edhe pse shumica e banorëve ishin dorëzuar.

Në kuadër të këtij realizimi Sarah përfitoi një telefonatë me një person të dashur. Pasi u mendua se me cilin do ta shkëmbente këtë mundësi ajo zgjodhi që këtë dhuratë t’ja pasonte Antonelës. Sarah gjykoi se Antonela ka më shumë nevojë të dëgjojë zërin e njërit prej familjarëve të saj.

“Në shtëpinë e Big Brother VIP nuk ka shumë artistë”. Kjo ishte fjalia e Ilir Shaqirit gjatë spektaklit të së premtes, që menjëherë nxiti shumë debate mes banorëve. U duk se të gjithë iu kthinë kundër balerinit, pasi nuk ishin dakord me deklaratën e tij mjaft të fortë.

Një ndër banoret që u revoltua shumë ishte Antonela Berisha, e cila i ka kërkuar Ilirit që shpjegojë deklaratën. Balerini u shpreh se nëse nuk do kishte bërë emisioni “Për’puthen”, nuk do ishte e njohur. Ndërsa ish-konkurrentja e programit të dashurisë nuk ka nguruar dhe ka replikuar menjëherë.

“Nëse unë pas 10 muajsh kam arritur këtu, imagjino do arrij unë pas 10 vitesh, kjo do të thotë që unë kam background dhe nuk jam njeri pa lidhje”, tha ajo.

Janë publikuar në rrjet sëfundmi fotot e ish-konkurrentes së Për’puthen Antonela Berisha tashmë banore të shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Në foto Antonela, shihet me buzë me të holla dhe vetulla gjithashtu. Banorja e “Big Brother VIP”, ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve duke u kthyer në bjonde

Tashmë Antonela banore e Big Brother është një nga tipat më të diskutuar aty brenda për shkak të karakterit të saj ngacmues kundrejt vipave të tjerë në shtëpi.