Kthjellime në bregdet dhe vranësira në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme shoqëruar me masa ajrore të thata e të ftohta.

Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare e Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira mesatare kryesisht në relievet malore në juglindje e lindje të territorit. Mjegull e dendur lokale/ mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/16

Kukës 3/9

Lezhë 8/15

Dibër -1/8

Durrës 6/20

Tiranë 6/21

Elbasan 5/18

Berat 5/22

Vlorë 7/18

Korcë 0/9

Gjirokastër 3/18

Sarandë 6/15