Martohet Lori Hoxha, këtë fundjavë organizohet dasma me të dashurin e saj prej shumë vitesh

Lori Hoxha dhe partneri i saj prej vitesh, Vis Bajraktari, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë të shtunë, më 19 tetor. Sipas burimeve të “Vip Magazine,” dasma do të mbahet në një lokal afër stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.

Në ceremoninë e veçantë do të jenë të pranishëm familjarët, miqtë e çiftit dhe personazhe të njohur të medias, përfshirë figura nga Top Media, ku Lori ka lidhje të ngushta për shkak të angazhimeve të saj profesionale.

Ndërkaq organizimi i eventit i është besuar një prej agjencive më në zë në vend.

Çifti, i cili është në një lidhje për disa vite, ka qenë më aktiv më herët në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e tyre. Megjithatë, kohët e fundit ata kanë zgjedhur të mbajnë marrëdhënien e tyre më private dhe larg syrit të publikut.