“Kampi i Yjeve Perseid” në Parkun Kombëtar të Shebenikut, fenomeni astronomik ,mahnit të huajt

NGA FATMIR POPJA

Për katër netë dhe për të katërtin vit rradhazi u organizua në Fushë Studën të Steblevës ,pranë Parkut Kombëtar të Shebenikut në Librazhd ,” Kampi i Yjeve Perseid “.Me qindra persona nga të gjitha anët e Shqipërisë u bënë pjesë e këtij aktiviteti masiv duke vëzhguar me orë të tëra fenomenin e rrallë të “Shiut të Yjeve Perseid ” i cili shkaktohet nga shpërbërja e një komete në miliona pjesë në periudhën 11-14 Gusht.

Grupeve të qindra të rinjve dhe të grupmoshave të tjera nga Shqipëria ju bashkuan edhe mjaft turistë të huaj të cilët u mahnitën nga vëzhgimi i fenomenit të rrallë astronomik ,” Shiu i Yjeve Perseid ” .Të gjitha grupet në fjalë u ” shkrinë në një të vetëm gjatë katër ditëve të qëndrimit në Fushë Studën duke shkëmbyer eksperienca nga më fantastiket mes njëri -tjetrit.

Gjatë ditëve të “Shiut të Yjeve Perseid” sipas astronomëve ,ndodh rrutullimi dhe shpërbërja e një komete rreth tokës dhe pjesët e saj vezullojnë mbi qiell duke krijuar në pamje spektakolare. Aktiviteti “Kampi i Yjeve Perseid “u fokusua për orë të tëra gjatë disa netëve në rënien e yjeve dhe u zhvillua pranë
Parku Kombëtar të Shebenikut i cili është edhe vendi më perfekt në Shqipëri për ta parë jo vetëm me teleskop por edhe me sy të lirë këtë fenomen të magjishëm astronomik.
Shiu i përvitshëm i Yjeve Perseid ndriçon qiellin në mbarë Botën duke i mahnitur e relaksuar ata që shpresonin ta shijonin edhe për një çast të vetëm me shikim të lirë por edhe me teleskop fenomenin që njihet si “Shiu i Yjeve Perseid “.

Ky fenomen astronomik i çdo dhjetë ditëshi të dytë të Gushtit sjell deri në 100 meteorë në një orë ndërsa toka përplaset me mbetjet që lë pas kometa që shpërbëhet .Vizitorët e shumtë vendas e të huaj të “Kampit të Yjeve Perseid ” në Fushë Studën edhe këtë Verë patën mundësinë që të shijonin jo vetëm pamjet spektakolare të fenomenit astronomik por edhe destinacionet turistike ,natyrën e mrekullueshmë të fshatrave të Njësisë Administrative Steblevë dhe të Parkut Kombëtar të Shebenikut në Librazhd. Gjithashtu ,pjesmarrësit e të gjithë grupmoshave në “Kampin e Yjeve Perseid” u njohën edhe me historinë , kulturën, traditat , monumentet, historike , monumentet natyrore dhe gjithçka tjetër të zonës si edhe shijuan ushqimet tradicionale.

Lyto Alliu , një nga Guidat Turistike më të njohura në Shqipëri ishte organizatori kryesor i aktivitetit të përvitshëm “Shiu i Yjeve Perseid” .Ai me suksesin e arritur këtë vit , fitoi famë ndërkombëtare si për promovimin e jashtëzakonshëm të destinacioneve Turistike të Shqipërise por edhe për organizime perfekte të aktiviteteve të tilla sikurse ishte Kampi i Yjeve Perseid ” ku morën pjesë edhe mjaft të huaj mes të cilëve edhe nga zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian ne Republikën e Shqipërisë .