Pas përfundimit të BB VIP u fol se Romeo Veshaj pati hatërmbetje me produksionin dhe kjo ishte arsyeja që nuk dha asnjë intervistë.
Veshaj ka qenë i ftuar në Top Arena, ku dhe ka zbuluar që nuk ka patur hatërmbetje thjesht kishte dalë shumë i stresuar nga programi dhe mori kohë për tu qetësuar dhe për të njohur më mirë Heidin. Gjithashtu është shprehur se gjëja më e mirē që mori nga BB ishte pikërisht Heidi.
Por sigurisht që shpjegoi se ekrani është dashuria e tij dhe do e shohim sërish. Më tej Manushi e ka ngacmuar për propozimin e Heidit dhe ai ka thënë: Ku e di që nuk jemi celebruar.
Më tej ka treguar se shumë shpejtë do të vijë edhe propozimi.