Festa e Polisit , eventi që mbledh librazhdasit për të promovuar destinacionet e Turizmit malor

Nga Fatmir Popja
——————

Festa e Polisit ka bërë bashkë të vegjël e të rritur, vendas e mysafirë dhe plot emigratë të kësaj treve që jetojnë e punojnë prej dhjetra vitesh europë e gjetkë.Festa e Polisit tashmë është kthyer në një festë tradicionale të kryeqendrës së famshme të Principatës së Arianitëve të kohës së Skënderbeut.

Edhe pse një fundjavë me temperatura të larta në një nga perlat e Malësisë së Polisit u mblodhën librazhdas e polisarë si kurrë më parë duke festuar ,gëzuar , kënduar , kërcyer , vallëzuar , drekuar e trokitur gotat së bashku e duke uruar njëri -tjetrin për të gëzuar e festuar sa më shumë në të ardhmen.

Ata si gjithmonë krijuan atmosferë dhe emocione të jashtëzakonshme duke ju bashkuar grupeve folklorike të këngëve e valleve popullore.

Festa e Polisit mbetet një nga eventet më të rëndësishme të promovimit të destinacioneve të Turizmit Malor në këtë trevë të Librazhdit .Tradita e krijuar vitet e fundit për promovimin e mrekullive të natyrës gjatë Festës së Polisit e bëjnë atë të shquhet nga festat e tjera të organizuara në bashkinë e Librazhdit .Si gjithmonë edhe këtë rradhë pjesmarrja ishte masive, organizimi i shkëlqyer dhe festimet ishin improvizuar në natyrë në lëndinën e quajtur Vali i Madh që rrethohet nga një masiv me pyje të dendura e mjaft të larta .Festa e Polisit është një nga ngjarjet e pritura me padurim nga të gjithë banorët e zonës dhe të ftuarit si edhe një mundësi unike për tu takuar e bashkëbiseduar mes tyre duke ndarë momente dhe kujtime të bukura së jetës polisarëve .


I pranishëm në këtë Festë lokale ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit , Mariglen Disha , i cili falënderoi në emër të Qeverisë Vendore banorët e fshtrave të Njësisë Administrative Polis për organizimin e eventit dhe për punën e jashtëzakonshme që ata po bëjnë jo vetëm për promovimin e destinacioneve të shumta të turizmit malor të kësaj zone por edhe për ruajtjen dhe pasurimin e traditave të shkëlqyera të fshatrave të Polisit në të gjitha aspektet.Më vjen mirë që edhe ata që shumë vite më parë për shkak të kushteve të vështira me të cilat përballeshin në jetën e tyre të përditëshme jo vetëm nuk e kanë harruar kurrë vendlindjen e tyre , por edhe po rikthehen dhe po investojnë .Jemi shumë të lumtur për faktin që edhe emigrantë që jetojnë e punojnë në Europë e gjetkë në jo pak raste po kthehen e po investojnë në fshatrat e Polisit ku ata u lindën e u rritën.

Mesazh më bukur sesa rikthimi i tyre kohë pas kohe për të investuar në vendlindje nuk besoj se ka . Ne inkrurajojmë çdo njërin prej tyre dhe shpresojmë që të kemi sa më shumë investime të emigrantëve në industrinë e turizmit malor , në bujqësi ,blektori dhe në çdo drejtim tjetër për ti bërë fshatrat e të gjithë Librazhdit sa më të jetueshëm dhe për ti fuqizuar edhe më tepër me biznese të tilla mjaft fitimprurëse familjet librazhdase sidomos ato të zonave rurale.

Bashkia dhe Qeveria nga ana e saj sikurse i shikoni vetë po bën të pamundurën për të përmirësuar me ritme të shpejta infrastrukturën rrugore deri në lagjet më malore si edhe për të fuqizuar sekrorin e turizmit malor si edhe për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe ujë vaditës kudo .Ky është realiteti dhe ndjehemi krenar për transforminet e dëshiruara si edhe për shtimin e ritmit të investimeve çka po shton shpresat se duke punuar maksimalisht të gjithë do ja dalim dhe jeta e të gjithëve do të bëhet më e mirë ju tha të pranishëmve në Festën e Polisit , Kryebashkiaku i Librazhdit ,Mariglen Disha .Vendasit nëpërmjet Festës së Polisit synojnë të mbajnë gjallë historinë e qytetërimit të lashtë të kësaj krahine e cila ka qenë e banuar që në kohët e lashta prehistorike .

Gjithashtu banorët e mrekullueshëm të kësaj zone ,synojnë që nëpëmjet këtij eventi brezat e rinj të njohin e të ruajnë me fanatizëm historinë,kulturën, traditat, kulinarinë , bujqësinë,blegtorinë, pemtarinë , bletarinë,zejet , mikpritjen dhe çdo gjë të mirë të trashëguar ndër breza nga para ardhësit e tyre .Zona e Polisit është një nga zonat me bukuri të shumta natyrore në bashkinë e Librazhdit dhe prej vitesh është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar edhe të turistëve të huaj ,numri i të cilëve po rritet nga viti në vit duke shkuar në disa mijëra .Organizimi i Festës së Polisit sipas banorëve synon që të promovojë bukuritë e shumta natyrore dhe destinacionet kryesore turistike të kësaj zone ku nuk mungojnë gjurmë të freskëta të rrugës Egnatia, Ura Antike si ajo e Kamares , Ura e Gurit mbi lumin Gostimë, Ura e Haxhi Beqarit ,stanet me dele të rracës autoktone , gurrat me ujë të bollshëm si Gurra e Gurë Shpatës,Gurra e Ganjorit, Gurra e Kranshës ,Lumi i Gostimës ku rritet Trofta e egër,Kroi i Bardhë, kullotat alpine , masivet shkëmbore piktoreske ,masit e shumta pyjore me ah ,dushk, shkozë e bush si edhe livadhet si Vali i Madh , Vali i Thatë , Vali i Thekrit, Vali i Skrajt , Darkat e Lukës si edhe floura e fauna e larmishme që përfaqëson 58% të asaj shqiptare dhe 16% të asaj europiane ku mjaft prej kësaj pasurie janë nga më të rrallat në të gjithë globin.Ylli i Alpeve që rritet në Malin e Polisit është një prej bimëve endemike unikale në botë me bukuri të jashtëzakonshme.

Mrekullitë e natyrës dhe hapja e mjaft shtigjeve dhe rrugëve ju kanë ardhur në ndihmë turistëve për të frekuentuar çdo cep të kësaj zone të Malësisë së Polisit dhe jo vetëm .Turistët që frekuentojnë Polisin kanë mundësi të shumta të shijojnë qumështin, gjizën , gjalpin, djathin, mishin dhe gjithçka tjetër bio të mjeshtrave të përpunimit të bylmetit e gatimit të mishit e çdo ushqimi tjetër tradicional të zonës së Polisit .Me Ftesën e të gjithëve për ti vizituar sa më shumë destinacionet e shumta të Turizmit Malor të Polisit u mbyll festa e rradhës me shpresën që vitin tjetër numri i turistëve vendas e të huaj në këtë zonë do të shumëfishohet me patjetër .