Kemi dasmë? Era Rusi hap zemrën dhe flet për herë të parë për partnerin: Jam shumë e lumtur…

Era Rusi ishte artistja e radhës e ftuar sot në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj”, në “E Diell”.

Ajo u surprizua dhe nuk i mbajti dot lotët kur dëgjoi zërin e mbesës, motrës dhe babait të saj, të cilët i dhanë mesazhe të bukura dhe mbështetëse.

“Tezushiii, ky mesazh është për ty! Ne të dyja jemi shumë të lidhura dhe dua që ta dish se ke qenë gjithmonë një suport i madh për mua, por edhe një shoqe e vërtetë që më ka ndihmuar për çdo situatë që unë kam pasur nevojë. Ne kur jemi bashkë vetëm qeshim dhe tallemi me njëra-tjetrën, ti bën rolin e të voglit, unë të të madhit. Për mua kjo shoqëri që kemi ne është marrëdhënie shumë e veçantë dhe kushdo do donte të kishte atë që kemi ne. Unë të dua shumë dhe të puth fort”– ishte mesazhi i mbesës për këngëtaren.

“Krah për krah, apo milje larg, do mbetemi të pandara, pa kusht, pa shkak. Ti je forca ime, unë shpirti jot. Të dua përjetësisht motrushe.”– ishte mesazhi i motrës.

“Era, ti e di që babi është burrë i forta, por ti nuk e di se sa i ndjeshëm bëhem unë kur ti këndon në skenë. Kjo është arsyeja që shumicën e rasteve kam udhëtuar që të të dëgjoj nga salla. Dikur thoshin ‘Era është vajza e Ben Rusit’, tani thonë ‘Beni është babai i Era Rusit’. Kjo më bën krenar, vazhdo kështu. Me talent, punë e vullnet. Buçi të do dhe të vlerëson shumë”– ishte mesazhi nga babai.

Më pas, duke iu përgjigjur pyetjeve, Era foli për herë të parë për partnerin e saj, duke thënë se nuk ka dalë asnjëherë publikisht me të për shkak se ai nuk është një personazh publik dhe ajo e ka respektuar këtë gjë.

“Ai nuk është njeri i kameras dhe unë e kam respektuar këtë. Jam shumë e lumtur, nuk di të flas për dasmë.”– tha ajo.