Modelja Aurela Hoxha zbuloi për herë të parë emrin e vogëlushes së saj.
Përmes një postimi në Instagram, në një seri pyetje dhe përgjigjesh me ndjekësit, ajo tregoi se vajza e saj quhet Luna Ea.
Luna, nga latinishtja ka kuptimin hënë; ndërsa Ea mendohet se është një emër me origjinë kelte dhe nënkupton zjarr.
Modelja zbuloi për herë të parë se ishte bërë nënë e një vajze në shkurt të këtij viti, përmes një fotoje ku shkroi “motra e Alaronit”.
Ajo dhe partneri i saj, të cilët prej vitesh jetojnë në Spanjë, janë prindër të djalit 2-vjeçar Alaron dhe bebushes Luna Ea.