I ngacmoi të dashurën, si greku i futi plumbin në kokë shqiptarit

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Visar Dakrama, 34-vjeçari i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në ishullin e Mykonosit në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se 34-vjeçari me origjinë nga Vlora u ekzekutua nga një 33-vjeçar grek pas një sherri për një vazjë. Vrasja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela, në ishullin e famshëm të Mykonosit.

Sipas informacioneve të mediave greke, 34-vjeçari shqiptar ngacmoi vajzën, e cila ishte nën shoqërinë e autorit të krimit.

Sipas avokates së autorit, Elena Karygiannis, ai ka dëshmuar se: “Ajo ishte në shoqërinë e time dhe reagova kur 34-vjeçari shqiptar po e shqetësonte.”

Pas debatit në lokal, 33-vjeçari ka shkuar ka marrë një armë gjahu që e mbante në banesë dhe e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptarit.

Gjatë kryerjes së aktit të rëndë 33-vjeçari grek ka qenë në gjendje të dehur.