U dogj nga flakët në shtëpinë e barit në Angli/ I riu është vëllai i futbollistit shqiptar

Në Angli ka ndodhur një ngjarje tragjike. Një shqiptar i identifikuar si Mariglen Ruçi 24 vjeç, nga Berati, ka humbur jetën nga asfiksimi, pas djegies së një shtëpie bari atje. Bëhet e ditur se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.

“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime. Familja jonë e madhe i gjendet pranë në këto momente të vështira mesfushorit tonë Flamur Ruçi! Fatkeqësia e tij është edhe e jona, u prehtë në paqe vëllai jot”, shkruan Flamur Ruçi.

Shtëpia e barit ka marrë flakë, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit.