Filmi Sofia/ Ja dubla ku Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë debatuar më shumë!

Regjisori Eduart Grishaj ka publikuar filmin “Sofia”, ku në kastin e aktorëve bën pjesë edhe partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani.

Në një pyetësor të përgatitur nga “Goca & Gra” ai tregoi më shumë detaje nga prapaskenat e këtyre xhirimeve.

Xhirimet nuk kanë shkuar gjatë gjithë kohës perfekt, pasi me partneren e tij ka pasur debate.

Arbana është mësuar të flasë në programin e saj me gjërat që i artikulon vetë, ndërsa në film sipas regjisorit ndodh e kundërta, ku ecet me tekste të parapërgatitura.

“Pas audicioneve të gjata e bëri shumë mirë veten e saj. Arbana kishte shumë besim tek vetja që mund ta bënte. Kur u futëm në sheshxhirim aty filluan problemet sepse Arbana ishte mësuar t’i thoshte gjërat me fjalët e saj kur prezanton, por filmi ndryshon komplet pasi do thuash atë që t’i ka dhënë regjisori dhe skenaristi”, u shpreh skenaristi.

Një ndër ndryshime të ka pasur Edurat Grishaj gjatë xhirimit të filmit ka qenë ardhja në jetë e dy fëmijëve, duke treguar se projekti ka vijuar për një kohë të gjatë.

“Kur kam filluar këtë projekt ne kemi pas vetëm një fëmijë dhe tani që po shfaqet ne kemi tre fëmijë tregon se çfarë rrugëtimi të gjatë ka pas filmi me punë dhe dashuri. Më të vështira mi ka bërë Dielli se kur po xhironim ka qenë shumë i vogël kur nuk isha pranë tij, por kur kthehesha nga xhirimet më hiqte lodhjen”, u shpreh Grishaj.