Një 32-vjeçar i shoqëruar nga policia në Komisariatin nr 3 në Tiranë ka shfaqur probleme shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një 32-vjeçar të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluarpër t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.
Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentet e identifikimit, Laer Kurti është larguar me vrap.
Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, dhe e kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Paraprakisht nuk ka dyshime për dhunë nga uniformat blu, por pritet rezultati i autopsisë që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.