Klea Huta është pyetur së fundmi në lidhje me raportin e saj me Bora Zemanin. E ftuar në “Wake Up”, prezantuesja u ‘ngacmua’ nga moderatori i programit nëse i ka ndodhur të jetë ngatërruar ndonjëherë me Borën.
Klea u shpreh se ka pasur raste ku është ngatërruar me moderatoren, por jo vetëm, ajo shtoi se ka pasur dhe emra të tjerë të njohur shqiptarë, më të cilët e kanë ngatërruar.
“Më kanë ngatërruar edhe me Borën edhe me dikë tjetër që nuk po më kujtohet tani. Me një personazh shqiptar, nuk e mbaj mend”, tha Klea.
Partneri i Kleas, Elgit Doda, ka një raport goxha të ngushtë me vëllezërit Veshaj. Këngëtarja u pyet gjithashtu nëse ajo gëzon një miqësi të ngushtë me Borën ashtu si djemtë.
“Unë njihem herët me Borën, që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se disa javë më parë, Klea i habiti të gjithë kur u shpreh se puna që i jep më shumë kënaqësi është ajo e mëmësisë. Moderatorja theksoi se profesioni më i mirë në botë është djali i saj, Kridi, i cili e ka rritur shumë.
Duket se mes dy vajzave nuk ka një miqësi të fortë, ndonëse partnerët janë të pandarë nga njëri-tjetri. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy vajzave të njohura të ekranit, që mbajnë një raport thuajse të ngrirë me njëra-tjetrën./Panorama Plus