Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë ditës së sotme në mes të qytetit të Klosit ku nga të shtënat me armë zjarri dyshohet se ka humbur jetën një 17 vjeçar si dhe janë plagosur babai i viktimës dhe një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Klosit, ku i vdekur ka mbetur Danjel Hasula.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit si dhe ka shoqëruar dëshmitarë okularë për të kuptuar dinamikën e këtij krimi të rëndë.