Monday , October 3 2022

A e dëshironte patjetër një djalë? Si reagoi Blendi Fevziu kur mësoi se fëmija i dytë ishte vajzë

Blendi Fevziu është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar. Ai është baba i dy vajzave dhe ndonëse përpiqrt të jetë sa më i rezervuar për jetën private, herë pas herë ndan foto me të bijat.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, gazetari i njohur ka treguar se nuk e ka pasur shqetësimin për qenë baba i një djali, madje kur ka zbuluar se fëmija i dytë është vajzë është gëzuar pa masë.

“Nuk e kam pasur shqetësimin për një djalë. Kur mora vesh që ishte gocë u gëzova se goca e madhe do kishte një shoqe jete. Marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira se kanë 13 vite diferencë me njëra-tjetrën. E madhja e shikon si lodër, e vogla e shikon si një gjë normale, nuk kanë probleme. Me gocën e madhe nuk kam pasur shumë kohë të jem me të. Me të voglën mundohem t’i kushtoj edhe më shumë kohë, ndoshta edhe për shkak të moshës”, – tha gazetari.

Më tej, sa i përket emisionit “Opinion”, i cili ka 26 vite në transmetim, Fevziu ka thënë që ka të ftuar që nuk i pëlqejnë, por i shërbejnë temës së caktuar.

“Ka të ftuar që nuk më pëlqejnë. Unë asnjë nuk ka që nuk marr. Çdo të ftuar do e marr, është në bazë të interesit të emisionit, edhe po të më kenë sharë, edhe po të mos i dua, do i ftoj”, u shpreh ai.