Fatmir Hysenbelliu i jep fund beqarisë, kush është bukuroshja që i ka “vjedhur” zemrën/ Foto

Ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu, ose ndryshe i njohur me emrin Oni, i kadhënë fund beqarisë.

Fatmiri është i njohur për karrierën e tij në futboll, por edhe për lidhjet e shumta me vajzat e njohura të showbizzit.

Mirëpo si duket ish-futbollisti i ka dhënë fund aventurave. Së fundmi ai ka postuar foto me partnere e tij, Margarita Hysenbelliu. Nga mbiemri kuptojmë se kjo nuk është vetëm një lidhje, por çifti i ka bërë gjërat serioze dhe janë martuar.

Duke i hedhur një “sy” rrjeteve sociale kuptojmë që Margarita nuk është shqiptare dhe se merret me shitjen e pasurive të patundshme.