Arbana Osmani ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një vajzë. Moderatorja e dha lajmin në rrjetet sociale pak minuta më parë, duke zbuluar emrin e bebushes, të cilën e kanë quajtur Zoi.
“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, -ka shkruar Arbana përkrah fotos së parë me vogëlushen.
Arbana është nënë e dy djemve, Joni dhe Dielli, 7 dhe 2 vjeç. Zoi është fëmija i dytë i saj me regjisorin Eduart Grishaj.