Një grua në Bullgari ka përfunduar me lëndime serioze në fytyrë pasi e zuri gjumë me fytyrën e ekspozuar në diell në plazh. Pasi u zgjua, Sirin Murad pa se lëkura e ballit i ishte kthyer ishte “plastikë”. 26-vjeçarja po merrte rreze dielli pa vënë krem dielli dhe u zgjua gjysmë ore më vonë.
Edhe pse kur u zgjua, po ndjente shqetësime në fytyrë, ajo nuk u kushtoi shumë rëndësi dhe vijoi të relaksohej. Ditën tjetër i kuptoi pasojat e veprimeve të saj.
Të nesërmen, e gjithë fytyra e estetistes filloi të rripej, duke e lënë të mbuluar me njolla të lëkurës e cila mori ngjyrë të zezë dhe rozë.
Sirin, nga Londra, tha: “Në fillim me të vërtetë nuk ndieja gjë, thjesht pak dhimbje. Të nesërmen situata u përkeqësua, por u lehtësova kur nisi të rripej. Nuk më dhimbte dhe u ndjeva shumë më mirë.
Shtatë javë nga incidenti, e reja nga Londra ndihet më mirë dhe fytyra i është pastruar. /abcnews.al/