Hajde miser i pjekur… Iku malli i mire, 7 cope 2 mije leke… Duket amatori ne keto pune!!! Harrova qe “7 cope 2 mije leke” eshte per bananet e Ekuadorit ne Tirane. Ne Sarande, pazari per mallin e vendit, misrin e pjekur eshte “4 misra 6 mije leke”….
I pyeta keta te misrave, pse e keni rritur çmimin e misrit 1500 leke, kur kursi euros ka rene ndjeshem ne krahasim me vitin e kaluar, ku nje miser shitej per 1 mije leke ndersa prodhimi i misrit ne vend eshte rritur kete vit…
Ka kater faktore, tha profesionisti i misrave te pjekur,
1)- Eshte rritur shume nafta, nuk e mbjellim misrin me parmende si qemoti por me zetor.
2)-Lufta ne Ukraine na shkaterroi fare, i ka cuar cmimet e dritherave ne qiell.
3)-Eshte shtrenjtuar fuqia punetore, ata qe pjekin miser po nuk i pagove mire, i merr greku se paguhen me mire andej…(prandaj thote Rama se duhen taksuar forte keta profesionistet e lire)…
4)-Na vret dhe haku i shtetit. Me perpara ishin police nga fshati dhe kenaqeshin vetem misra te pjekur, keta te sotmit jane bere qerratej te medhenj, duan vetem leke ne dore, ndryshe te sekuestrojne misrat me gjithe prushin e ndezur….
Temen e semes, 1500 leke misri i pjekur!!!!! Eshte bere karteli i misra-pjekesve ne bregdet me i organizuar se karteli i kokaines??
E pyeta misrapjeksin profesionist, ku fiton me shume, te pjekja apo te vjedhja e misrit?
Pune dreqi,-me tha!!!
Te vjedhja kemi fluks kerkesash sepse ka kushte me te mira. Punon me pak kohe, plus qe vjedhja behet ne freskellek, naten.
Kurse te pjekja je me i sigurte, por puna eshte me orar te zgjatur dhe ne kushte te veshtira, pasi duhet te durosh vapen e veres dhe te nxehtin e prushit…
Zgjidh e merr. Ose 1 ore hajdut misrash ne freskun e nates, ose 14 ore pune ne piskun e vapes per te pjekur miser!!! Perfundimisht ky vend ka marre te tatepjeten…
Meqe kjo puna e hajdutllekut eshte zanat me liçence qeverie, me mire po kaloj te pjekja e misrave, lodhesh me shume por fle rehat. Po trajnohem te nderroj zanat sa nuk eshte vone, ne kete vend ç’sjell ora nuk sjell moti, thote populli…