Aktori i njohur i humorit Donald Veshaj që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, është bërë i pandalshëm. Nga aktor, në moderator dhe pastaj këngëtar dhe muzë frymëzimi padyshim që është moderatorja Bora Zemani.
Aktori duket se e ka marrë seriozisht rrugën e muzikës ku përveç koncerteve po punon edhe në projekte të reja. Siç është ky i fundit që pritet të lançohet së shpejti.
Me anë të një postimi në Instagram, Donaldi ka ngacmuar fansat duke shkruar një rresht nga kënga e re. “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë fjalët e Veshajt që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.
Mirëpo krahas adhuruesve të çiftit Donald-Bora, të cilët plotë bindje thonë që është dedikimi i radhës për moderatoren, të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që e akuzojnë aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”, që kujtojmë ishte një dedikim për Donaldin.
“Sy në sy pa fjalë po më kupton”,-thonte këngëtarja në tekstin e asaj kënge.
Sakaq kujtojmë që Bora Zemani dhe Donald Veshaj po i shijojnë këto ditë së bashku me vëllezërit e tyre në jug të vendit. Ata treguan në rrjetet sociale se ndodhen në jug dhe siç pritej nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve që i kanë fotografuar bashkë.