Pak ditë më parë, një qytetar kapi “mat” në një makinë policie dy efektivë të dashuruar teksa putheshin në makinën e shtetit gjatë orarit zyrtar të punës. Kjo video u bë virale dhe policia e shtetit mori masa të menjëherëshme duke i pezulluar përkohësisht nga puna, për t’u mbyllur disi gojën kritikave.
Por burime për JOQ Albania mësojnë se efektivi F.Xh dhe e dashura e tij, efektivja V.Ç janë rikthyer në punë pas pezullimit. Nuk dihet saktësisht sa ishte periudha e pezullimit, por ndoshta si zakonisht është bërë ndonjë tolerim i vogël për raste të tilla dhe dy efektivët janë rikthyer në krye të detyrës.
Kjo ngjarje shkaktoi një zhurmaje të paparë në rrjet, me komente dhe reagime nga më të ndryshmet dhe të shumtat, por cudia më e madhe tre ditë zgjat.
Ciftit i urojmë jetë të lumtur bashkë dhe ta shijojnë dashurinë e tyre, por të tregohen më të kujdesshëm herë tjetër, mos të shfrytëojnë “mjetet” e shtetit për të shijuar dashurinë e tyre.